Lajme

Kjo është deklarata e Agim Çekut si shkak i së cilës reagoi Elez Blakaj

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 16 June 2019

Të premten, Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së, Agim Çeku, ka folur për aferën e veteranëve të rrejshëm.

Sipas deklarimit të tij në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Çeku tha, askush nuk e ka pritur që numri të jetë kaq i madh i veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Lista që unë e kam dorëzuar si kryetar komisioni është mbi 49 mijë veteranë dhe e kam thënë edhe në të tjera raste por edhe në procesin gjyqësor, që numri ka dal më shumë sesa që kemi pritur dhe pritjet e mia reale kanë qenë që të dalin diku rreth 30 mijë ushtarë. Lista e IOM 13 mijë ka qenë listë e regjistrimit vullnetarë dhe ky regjistrim në IOM është bërë për t`i ndihmuar ish ushtarët, qoftë me trajnime qoftë ndonjë biznes të vogël dhe se ka një numër të madh që nuk është lajmëruar në IOM dhe që IOM e ka pasur diku një listë me 27 mijë veteranë”, ka thënë Çeku.

Të tjera