Sport

Kjo është deklarata befasuese e trajnerit të Kosovës pas humbjes nga Jordania

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 10 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur edhe nga Jordania, në duelin miqësor të luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë pësuar disfatë nga jordanezët me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golat për ekipin mysafir i realizuan Baha Faisal në minutën e 18’ dhe Hamza Ali Khaled Al Daradreh në minutën e 85’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha, i cili e drejtori për herë të parë ekipin tonë kombëtar pas shkarkimit të Bernard Challandesit.

Gliha ka thënë se kishin shumë raste, por nuk i shfrytëzuan.

“Padyshim, kishim shumë raste, është situatë psikologjike. Gjëja më e rëndësishme në futboll është të shfrytëzosh rastet, por ne nuk shënuam, çfarë mund t’ju them”, tha fillimisht Gliha për Super Sport Kosova.

Me pas tekniku slloven theksoi se do të flet me ekipin për të shënuar gola.

“Ne krijuam shumë shanse, por nuk patëm fat. Ndoshta fati do të arrijë në ndeshjen e ardhshme, në futboll duhet të krijoni raste, do të thotë që luani mirë. Unë do të flasë me ekipin për të shënuar gola, do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet. Futbolli është i tillë”, përfundoi ai.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të dielën në udhëtim te Greqia, takim ky i vlefshëm për xhiron e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera