Kjo është data e mundshme për liberalizimin e vizave!
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 30 May 2017
Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane ka thënë se premtimet për liberalizimin e vizave brenda 90 ditëve nga kandidatëve për kryeministër janë thjeshtë premtime elektorale, përcjell Gazeta Blic.
“Nuk është e mundur ky është vetëm premtim elektoral të gjithë ata që e dinë se si merret vendimi për liberalizimin e vizave e dinë që është e pamundur që liberalizimi i vizave të ndodh brenda një periudhe tre mujore”, tha ai.
Mazreku ka thënë se liberalizimi i vizave nuk mund të ndodh pa plotësimin e kushtit që nënkupton ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.
Sipas Mazrekut Kosova është në një situatë ku proceset janë të bllokuara dhe se edhe pas ratifikimit me Malin e Zi ku do të jetë i mundur liberalizimi i vizave, pra duhet të kalohet nëpër disa nivele të cilat e bëjnë të pamundur që ky proces të përfundoj brenda tre muajve.
“Aktualisht Kosova gjendet në situatën ku i gjithë procesi është i bllokuar çka nënkupton që duhet më u plotësu edhe një kriter një kusht që nënkupton ratifikimin me Malin e Zi dhe vetëm pas ratifikimit të Demarkimit me Malin e Zi mund të ketë liberalizim të vizave në momentin kur zhbllokohet procesi fillon procedura normalisht nënkupton që duhet të procedohet çështja e liberalizimit të vizave në disa stade, në disa institucione të Bashkimit Evropian.
Secili stad kërkon disa muaj kohë dhe po shkojmë në versionin më optimist të mundshëm që po supozojmë që në shtator që sikur në shtator të ndodhë procedimin në Këshillin e Bashkimit Evropian.Sikur të jetë pozitivë vendimi final i Këshillit të Bashkimit Evropian që ende nuk dihet nëse do të jetë pozitivë përkatësisht konfiguracionin e regjistrave të brendshëm vetëm procedurat e implementimit marrin më shumë se tre muaj kohë”, ka thënë ai
.Ai më tej ka theksuar faktin se për liberalizimin e vizave duhet më shumë se tre muaj, ai madje edhe ka supozuar se një proces i tillë mund të arrihet në mars të vitit 2018.
“Nuk janë në pyetje tre muaj kohë janë më pyetje shumë më tepër kohë si dhe versioni më optimist për liberalizimin e vizave është marsi i vitit 2018”, tha ai.Ndryshe kandidatët për kryeministër, ju kanë premtuar qytetarëve se liberalizimi i vizave do të arrihet brenda 90 ditëve në qoftë se ata fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit./GazetaBlic.com/
Të tjera
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...