Sport

Kjo është çerekfinalja më e shtrenjtë e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 03 April 2018

Sonte në program janë takimet çerek -finale të Ligës së Kamponëve, shkruan infokusi.

Juventus e pret skuadrën e Real Madridit, ndërsa Sevila e pret Bayernin, me fillim nga ora 20:45.

Juventus (564.3) do të mirëpres para shikuesve të vetë me Real Madridin (858.5), dhe vlerësohet si çerekfinalja më e shtrenjtë e këtij viti. Ky ballafaqim kap vlerat e 1.4 miliard eurove.

-Advertisement-

Lexo edhe A do të ketë Juventusi zgjedhje për Ronaldon?

Pas saj vjen, sipas Transfermarkt.de, derbi anglez mes Liverpoolit (548) dhe Manchester Cityt (792.5), i cili vlen 1.34 miliard.

Takimi mes spanjollëve të Barcelonës (957) dhe italianëve të Romës (344.4) kap vlerat e 1.31 miliard eurove.

Ndërsa ndeshja e fundit për ka vlera e lojtarëve është mes Bayern Munichut (642.5) dhe Sevillës (272), e cila kap shifrat prej 914 milionë euro.

Theksojmë se takimet e para mes këtyre dyja skaudrave do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera