Lajme

Kjo është befasia që i bëri Armend Zemaj për 8 mars mësueses së shkollës fillore

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 08 March 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar mësuesen e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Zemaj ka uruar Hazbije Muhaxhirin dhe ka thënë se u janë rikthyer kujtimet e shkollës fillore.

“Urime 8 Marsi për të gjitha nënat, bashkëshortet, bijat dhe motrat!

-Advertisement-

Nënë, faleminderit që për mua ishe edhe nënë edhe mësuese.

Andaj, sot t’i uroj dy festat edhe Ditën Nënës edhe Ditën e mësuesit. Përjetësisht falënderues.

Po ashtu, me mësuesen time, znj. Hazbije Muhaxhiri, me rastin e Ditës së Mësuesit, rikthyem kujtimet tona të shkollës fillore, në viziten që ja bëmë sot.

Gëzuar Ditën e mësuesit dhe nënës, nënë dhe mësuese!Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera