Sport

Kjo është befasia që e kanë përgaditur “Dardanët” në ndeshjen e sotme

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 14 October 2019

“Dardanët” shumë shpesh e kanë dëshmuar se janë mjaftë kreativ në ndeshjet e Kosovës.

Edhe kësaj radhe tifozët janë përgaditur që të kenë një befasi për të gjithë, e kjo befasi do të ndodh në minutën e 9-të kur “Dardanët” do ta ngritin një baner në të cilin është shkruar strofa “Besa besë besën ta kam dhanë…” dhe do të këndohet nga të gjithë tifozët e po ashtu edhe do të ndizen dritat e telefonave.

Pritet që kjo pamje të jetë madhështore dhe mjaftë e rrallë, gjë të cilën vetëm tifozët tonë mund ta bëjnë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera