Kjo është barrikada e re e vendosur në veri nga serbët

Autori: Gazeta inFokus
21:03 | 15 December 2022
Transmetuesi publik ka raportuar drejtpërdrejt nga fshati Çabër, ku janë vendosur barrikada të reja nga serbët lokal.
Televizioni ka raportuar se me t’u afruar tek barrikadat janë parë disa persona civil para kamionëve të vendosur aty, por që të njëjtit sipas saj kur kanë parë se janë ekipe mediash janë tërhequr tutje.
Gazetarja ka treguar se në atë pjesë nuk ka të vendosura forca policore, as pjesëtarë të EULEX-it e as të KFOR-it, por tha se këta të fundit shihen derisa patrullojnë në lëvizje zonën duke shfrytëzuar dy rrugë alternative në atë pjesë.
Tutje, raportohet se se po dëgjohen edhe disa shpërthime, të cilat janë të fishekzjarrëve.
Se nuk duhet shqetësuar nga këto shpërthime, meqë janë veç mjete piroteknike ia ka konfirmuar RTK-së edhe drejtori i policisë për veriun, Besim Hoti.
Siç ka thënë ai, tash është kohë festash e shpërthime të tilla mund të dëgjohen, por sipas tij nuk janë shqetësuese.
Ndërkohë, për RTK-në, Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka thënë se situata është e qetë, por e brishtë për shkak të zhvillimeve të fundit në atë pjesë.

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...