Rozë

Kjo është banorja e dytë që u eliminua mbrëmë nga BBVA

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 25 February 2024

Përveç Albit, Arta është barorja e dytë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmë, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Largimi i Artës në televotimin e dytë me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?” ka lënë banorët si Rike, Vesa dhe Romeo të përlotur, për shkak të raportit te mirë miqësor.

“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E dio që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhion e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit.

-Advertisement-

“Jam e lumtur që nuk u ktheva dhe mos u mërzini. Qëndroni të fortë, vazhdoni sa më shumë të mundeni në debate, ama mos shani, por më shumë argumente”, ishte mesazhi i Artës për banorët. /TCH/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera