Lajme

Kjo është arsyeja pse plaku nga Skënderaj doli në rrugë për të përgatitur fli me saç

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 25 November 2021

Një burrë dhe një grua në moshë janë parë duke përgatitur fli me saç sot gjatë ditës në Skenderaj.

Veprimi i tyre ka habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kanë vazhduar punën pa u penguar fare.

Ndërsa fotografi Sefer Aliqkaj ka zbuluar edhe arsyen pse ata kishin dalë për të përgatitur fli.

-Advertisement-

“Për gruan time të sëmurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.

Postimi i plotë:

Përkushtim, sakrificë e dashuri në vepër
Mu në zemër të qytetit axha Sahit Prekazi, në kushte jo normale përgatiti fli.
Dhe a e dini përse dhe për kënd?
Pasi e fotografova me habiti me përgjigjen e tij.
“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”.
Shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera