Lajme

Kjo është arsyeja pse Kurti shkarkoi kryeshefin ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 07 April 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për media tregoi se ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ndërsa Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari po në këtë konferencë ka treguar arsyet e këtij shkarkimi.

Këto janë shkeljet që ka bërë kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”e që sipas Hajdarit janë arsyet për shkarkimin e tij.

-Advertisement-

“Humbjet kanë qenë për 58 për qind, ku tregon performim negativ nga viti në vit. Kru Prishtina 58 për qind të ujit nuk mundet me faturua fare. KRU Prishtina ka paguar 200 mijë nga ndëshkimi, dhe nuk ka siguruar kushte paraprake për zbatim projekti. Nën drejtimin e këtij menaxhmenti ka paguar bonuse 109 mijë euro për punëtorët, edhe pse kishte punuar me humbje prej mbi 700 mijë euro. Kru Prishtina kishte blerë automjete të përdorura, dhe kishte trajtuar konsumatorët me standarde të dyfishta. Mbi 30 punëtorë të punësuar nuk ishin deklaruar, ku ishin shmangur deklarimet të punësuarave”, tha ajo./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera