Lajme

Kjo është arsyeja pse Komuna e Prishtinës e preu lisin shumëvjeçar në shesh

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 29 April 2023

Nga jashtë dukej mirë e kishte nisur të gjelbërohet.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës lisin pranë Ministrisë së Kulturës vendosi ta largojë, meqë gjeti se i njëjti përbënte rrezik të rrëzohej, sepse ishte dëmtuar nga brenda.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, thotë se ekspertët konstatuan që duhej të largohej lisi, derisa po vlerësohen edhe hapësira të tjera me drurë shumëvjeçarë.

-Advertisement-

“Ekipet janë në terren, janë duke e bërë vlerësimin dhe do të përfundojë gjatë javës, e në bazë të vlerësimit do të marrim hapat e mëtutjeshëm”, u shpreh ai për Ju Flet Prishtina.

Kjo shkaktoi pakënaqësi te disa qytetarë që e identifikonin atë pjesë të kryeqytetit me trungun dhjetëra vjeçar, por ka edhe të atillë që e përkrahin vendimin.

E ambientalisti Luan Hasanaj, pohon se duhet të ketë verifikim të rregullt të lisave të vjetër, mirëpo thekson se ata që priten duhet të zëvendësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera