Sport

Kjo është arsyeja pse gjyqtari i ndeshjes i kërkoi autograf Haalandit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 08 April 2021

Gjyqtari i ndeshjes Manchester City – Borussia Dortmund i kërkoi autograf sulmuesi, Erling Haaland, shkruan Gazeta inFokus.

Rumuni, Octavian Sovre, kërkoi nja norvegjezi autografin e tij për ta nxjerrë në ankand dhe paratë të dhurohen për bamirësi.

Sovre u kritikua shumë për këtë veprim por në krah të tij doli presidentja e shoqatës SOS Autizmi, Bihor Simona Zlibu, e cila e dinte arsyen.

-Advertisement-

“Ai autograf është për një çështje fisnike. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por Tavi është i përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e kësaj Shoqate. Ai na ka ndihmuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve.”, tha Zlibu për gazetën rumune

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera