Sport

Kjo është arsyeja pse Conte u përjashtua me të kuq nga gjyqtari Maresca

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 23 January 2021

Antonio Conte ka treguar se pse ka debatuar ashpër me gjyqtarin Fabio Maresca, por ka refuzuar të thotë se barazimi 0-0 kundër Udineses ishte një mundësi e humbur për shkak të humbjes se Milanit. “Ne duhet të mendojmë për vetveten”.

Zhgënjimi që mundësia që ata të jenë Kampionë Dimëror ju rrëshqiti nga duart, pasi që Milan humbi 3-0 nga Atalanta, është shfaqur në minutat e fundit.

Conte u ndëshkua me të kuq, pastaj u raportua se ai kishte një debat të ashpër në tunel me gjyqtarin ku është ndëshkuar edhe menaxheri i skuadrës Lele Oriali.

-Advertisement-

“Ne kishim mospajtime për minutat shtesë që u dhanë”, tha Conte për Sky Sport Italia.

“Gjyqtari me dënoi mua dhe zgjodhi të më largoj. Mendova që katër minuta nuk janë të mjaftueshme në të tilla rrethana. Pastaj gjyqtari mori vendimin e tij dhe neve na duhet ta pranojmë, edhe nëse ne nuk pajtohemi me këto vendime”.

Interi e përfundon gjysmën e kampionatit në vendin e dytë, dy pikë më pak se liderët Milan, duke dështuar dy herë që t’ia marrin kreun rivalëve të qytetit.

“Siç them gjithmonë, ne duhet të mendojmë për vetveten. Ne nuk duhet të mendojmë për humbjen e Milanit. Ne duhet të fokusohemi për ta përmirësuar paraqitjen tonë dhe rezultatet tona”./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera