Sport

Kjo është arsyeja pse ‘Allianz Arena’ sjellë mallkim për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 08 December 2021

Bayern Muncheni dhe Barcelona takohen sonte në duelin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo super përballje nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Munchen.

Bayern Muncheni tashmë e ka siguruar kalimin në fazën tjetër të garës më prestigjioze për klube në Evropë, kurse Barcelonës i duhet fitorja për ta bërë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Katalunasit kalojnë në 1/8 e finales edhe në rast se humbin, por Benfica duhet të humbas ose barazoj ndaj Dynamo Kyivit.

Për ‘Blaugranë’ stadiumin ‘Alliazn Arena’ sjellë mallkim, pasi Barcelona nuk ka fituar asnjëherë ndaj Bayernit në këtë stadium.

Klubi katalanas ka vizituar pesë herë stadiumin gjerman, katër vizita në Ligën e Kampionëve dhe një në Ligën e Evropës.

Në garën më të madhe në kontinent, Barcelona ka një bilanc prej tre humbjesh dhe një barazim.

Ballafaqimi i parë i tyre në këtë sezon i luajtur në ‘Camp Nou’ kishte përfunduar me rezultat 3-0 në favor të ‘Bavarezëve’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera