Lajme

Kjo është arsyeja kryesore përse Kosova nuk është anëtarësuar akoma në BE

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 30 October 2017

Sundimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës janë gjëra kyçe të cilat duhen plotësuar për anëtarësimin përfundimtar të Serbisë në BE.

Sipas, kryenegociatores të ekipit serb në BE, Tanja Mishçeviq, negociatat e pranimit nuk janë duke përparuar në shpejtësinë e duhur.

Ajo ka thënë se disa vende të Ballkanit nuk dëshirojnë të hyjnë në BE ose kanë qëllime të caktuara për të ngadalësuar procesin, shkruan ‘Blic’, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Ndërsa, raportuesi i PE-së për Serbinë, David McCalister më parë ka deklaruar se Serbia duhet të luftojë kundër korrupsionit, të ketë sundim të ligjit, liri të medias dhe të zgjidh çështjen e Kosovës.

“Të gjitha kushtet ligjore, politike dhe ekonomike duhet të plotësohen për t’u bërë anëtare e BE-së. Është e nevojshme të mbyllen të 35 kapitujt”, ka thënë McCalister.

Mirëpo, sipas ligjëruesit të Shkencave Politike, Filip Stojanoviq zgjidhja e problemeve me Kosovën nuk është e mjaftueshme për të hyrë në BE.

“Qytetarët mund të mendojnë se kjo është e mjaftueshme por harrojnë se thelbi është tek reforma dhe ndryshimi në të gjithë vendin. Ne si dhe vendet fqinje jemi të zhytur në korrupsion, me ekonomi të trazuar dhe këto janë gjëra që duhet të ndryshohen . Sundimi i ligjit është në fakt diçka që përshkon nëpër të gjitha segmentet e jetës dhe këto janë problemet më të mëdha”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se nuk është çështja nëse BE-ja dëshiron ta pranoj Serbinë por nëse ne duam dhe jemi gati. “Unë do të thosha se nuk jemi ende sepse nuk ka të bëjë vetëm me kushtet politike”, ka përfunduar Stojanoviq.

Vendet e rajonit në rrugën drejt BE-së

Kosova

BE është ende larg, sidomos duke pas parasysh se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende anëtare të BE-së. Megjithatë, euro është monedha e Kosovës dhe po ashtu përafrohet me legjislacionin evropian. Korrupsioni është një nga problemet e saj të mëdha.

Mali i Zi

Negociatat zgjasin për pesë vjet dhe 28 nga 33 kapitujt janë të hapur ndërsa tre janë mbyllur përkohësisht. Mali i Zi është i pari që hyn në BE dhe vlerësohet se kjo mund të ndodhë në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi është gjithashtu anëtari më i ri i NATO-s.

Bosnja dhe Hercegovina

Negociatat nuk janë në horizont. Bosnja ka shumë probleme të brendshme, nga statusi në ndarjet e ndërsjella, dhe kjo bën që BE të mos jetë në krye të prioriteteve të saj. ky vend nuk ka vënë firmë në kontratën e Komunitetit të transportit të Evropës Juglindore për shkak se nuk ka pasur pëlqimin e udhëheqjes së vendit.

Maqedonia

Më shumë se 10 vjet ka qenë në statusin e kandidatit të BE-së dhe ende nuk ka asnjë datë për fillimin e negociatave. Problemet këto të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit, çfarë e dallon atë është se anëtarja e BE-së, Greqia refuzon të njohë emrin e saj. Tani është e mundur që gjërat të përshpejtohen me qeverinë aktuale.

Shqipëria

Negociatat zyrtare me BE-në nuk kanë filluar ende ndërsa korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme serioze. Rrethanë lehtësuese mund të jetë për shkak se ky vend është anëtare e NATO-s dhe se nuk është e ngarkuar me trashëgimin e luftës nga luftërat Jugosllave, kështu që nuk ka probleme me vendet e rajonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera