Lajme

Kjo është arsyeja e Selës për inkuadrimin në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 00:04 | 29 Maj 2017

Kryetari i LR-PDSH-së dhe deputeti i koalicionit Aleanca për shqiptarët, Ziadin Sela, ka treguar arsyen se pse vendosen të hyjnë në qeveri, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Që mos të bëhemi alibi për vazhdimin e krizës politike dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme” ishte arsyetimi i Selës për inkuadrimin e Aleancës për shqiptarët në qeverin e re të udhequr nga Zoran Zaev.

Sela gjithashtu tha se LR-PDSH do të jetë avokat i ndryshimeve të mëdha në Maqedoni dhe se do të punojnë që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO, të kthehet shteti i së drejtës dhe të zbardhen e rastet e montuara politike.

-Advertisement-

Aleanca për shqiptarët do të përfaqësohet në qeveri me ministrinë e shëndetësisë dhe ministrinë e pushtetit lokal. Si ministër shëndetësie është propozuar Arben Taravari kurse si ministër i pushtetit lokal do të jetë nga RDK-ja, Suhejl Fazliu.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy