Rozë

Kjo është aktorja shqiptare që do të bëjë Netflix të flasë shqip

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 21 September 2022

Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, ka bërë zyrtarisht muaj më parë debutimin në kinematografinë turke.

Ajo u bë pjesë e serialit të ri turk të quajtur “Jeta e Thyer”, që nisi transmetimin në Kanal D.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Arbnora zbuloi gjithashtu se po punonte për një tjetër serial për të cilin nuk zbuloi shumë detaje.

-Advertisement-

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me” në TV Klan, ku ka thënë se ka lënë dy projekte për këtë sfidë.

“Për të qenë pjesë e këtij spektakli kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu. “, tha ajo.

Mes të tjerash, ajo zbuloi se do të jetë pjesë e një filmi që do të debutojë në Netflix, ku do të flasë shqip.

“Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj”, tha Ademaj duke mos dhënë shumë detaje.

Ajo gjatë spektaklit është komentuar edhe për bukurinë që ka, madje Ermali tha se është femra e dytë më e bukur shqiptare, pas gruas së tij, Ami.

Ndryshe, “Kırık Hayatlar” është një film dramë turk i vitit 1965, i drejtuar nga Halit Refiğ dhe luajnë aktorët e njohur Belgin Doruk, Cüneyt Arkın dhe Nebahat Çehre./SHQIP.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera