Kjo është Agjenda Shtetërore për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus
23:38 | 16 February 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë publike Agjendën Shtetërore për shënimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.
Agjenda Shtetërore konsiston nga një numër aktivitetesh që pritet që të fillojnë qysh në orët e hershme të mëngjesit e deri në ato të mbrëmjes.
Dita do të fillojë me një mbledhje festive të Qeverisë në orën 08:00 të mëngjesit që do të pasohet me ngirtje solemne të flamurit të Kosovës, 20 minuta më vonë.
Tutje do të vazhdohet me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Në orën 11:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne derisa një orë më vonë, prej orës 12:00 të mesditës, do të fillojë parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin e kryeqytetit.
Kremtimet e Ditës së Pavarësisë do të përfundojnë me një koncert përmbyllës.
Ndërkaq, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka prezantuar edhe videon e pavarësisë në vigjilje të 17 shkurtit, ditës së shpalljes së Kosovës shtet.
Në të shihen shumë figura të lartësuara të shtetit tonë, nga fusha e kulturës e sportit. Ndërsa, në sfond dëgjohet kënga “Mos i leni dritat fikur”, nga Sabri Fejzullahu.

Të tjera
-
Jakaj i IKD-së: Kurti duhet të japë dorëheqje klasike, s’mund të jetë edhe deputet edhe kryeministër
Në prag të seancës së tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që do të m...
-
E rra*hu të fejuarën e tij, IPK jep detaje për arrestimin dhe suspendimin e policit nga Gjilani
Një zyrtar policor është denoncuar nga e fejuara e tij se kishte ushtruar dhu...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, intervenon FSK
Një mjet i dyshuar shpërthyes është hasur në Gjakovë. Policia e Kosovës në...
-
Pak para nisjes së seancës konstituive, lajmërohet Agim Bahtiri: Një ditë e mirë do të jetë sot
Edhe më pak se dy orë kanë mbetur deri në nisjen e seancës konstituive të Kuv...
-
Politikani shqiptar që jeton në Zvicër: Sa më shpejt që Vetëvendosje largohet nga pushteti aq më mirë për Kosovën
Politikani shqiptar që vepron në Zvicër, Korab Rashiti, ka shkruar sërish për...
-
Vd*es gazetari Sylejman Shaqiri
Ka vdekur sot gazetari kosovar, Sylejman Shaqiri. Lajmin e kanë bërë me dije ...
-
AARC dhe Oda Ekonomike Amerikane thirrje për tejkalimin e ngërçit politik: Vonesat rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Cou...
-
Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut, të dyshuarit i konfiskohet rev*olja me 41 fish*ekë dhe dërgohet në mbajtje
Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një inciden...
-
Policia ndalon kamionin e mbushur me dru, intervistohet shoferi
Policia kufitare ka ndaluar një kamion në fshatin Prapashticë, që drejtohej n...
-
Në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h lëvizi 96 km/h, dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj
Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të...
-
Zhduket një burrë në Obiliq
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Obiliq. Në ra...
-
Vra*sje në tentativë në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren. Rast...