Lajme

Kjo është agjenda e takimeve në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 22 Qershor 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke qëndruar në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas agjendës që është publikuar në faqen e BE-së, Borrell fillimisht do ta takojë Vuçiqin, njofton Klan Kosova.

Pastaj ai do ta takojë kryeministrin Kurti dhe pas kësaj do të ketë deklaratë për media.

-Advertisement-

Në këtë takim do të diskutohet rreth asaj se si të gjendet një zgjidhje që do të kontribuojë në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe në përmirësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy