Lajme

Kjo është 18-vjeçarja që vdiq sot në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 18 August 2019

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident trafiku me pasoja fatale.

Nga ky aksident një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë në drejtimin Duhel-Suharekë.

Indeksonline mëson se viktimat janë të familjës Alili nga Kumanova, të cilët po shkonin për pushime në Shqipëri.

-Advertisement-

Ndërsa, fatkeqësisht vajza e tyre, Erza, 18 vjeçare, nuk arriti t’u shpëtonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në adresë të familjes Alili e cila është e njohur në Kumanovë, tashmë qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime dhe të lënduarve po u urojnë shërim të shpejtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera