Lajme

Kjo ësht gjendjen e boksierëve të cilët po qëndrojnë në Qëndrën e Studentëve

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 27 March 2020

Kombëtarja e Kosovës në boks që nga kthimi nga Anglia është duke qëndruar në karantinë në qendrën studentore në Prishtinë.

Në fillim boksierët dhe stafi i kombëtarës kishin shumë ankesa sa i përket gjendjes në këto konvikte, mirëpo tani sipas trajnerit Besim Brahimi gjendja është përmisuar.

Ai kritikoi kujdestarët në këtë karantinë të cilët nuk po i sjellin barnat për të cilat ai dhe trajneri tjetër, Shefki Bogujevci kanë nevojë.

-Advertisement-

“Gjendja është shumë mirë. Mirë jemi. Prej që jemi ardh po kërkojmë unë dhe ai trajneri Shefki Bogujevci i kërkon disa kokrra për diabet, dhe këto ilaçe nuk po na sjellin. Edhe do kokrra të lukthit të cilat i përdori unë vet se më mundon shumë lukthi sidomos kur ta ndërroj ushqimin i kemi kërku ato nuk po na sjellin prej kur kemi ardhë . Jo sot jo nesër, jo ka jo nuk ka atje. Plus i kemi telefonu njerëzit tanë me na sjellë këtu, por nuk i kanë lejuar me i fut brenda”, tha fillimisht ai.

Brahimi për KosovaPress gjithashtu deklaroi se gjendja shëndetësore e boksierëve Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Shpetim Bajoku e Besart Pireva si dhe e gjithë stafit tjetër është shumë e mirë.

 

“Mirë janë të gjithë, krejt jemi mirë. Po ushtrojmë ngapak nëpër dhoma secili përveti… Mirë janë nuk janë edhe keq. Janë përmisuar për shkak se kemi pas shumë ankesa na i kanë sjellë veshjet, na i kanë sjellë gjërat për pastrim dhe tash secili po e pastron dhomën tonë dhe jemi shumë në rregull”, përfundoi Brahimi.

Kombëtarja e Kosovës në boks do të qëndrojë edhe 4 ditë në karantinë ndërsa më pas priten të gjithë të lirohen pë r tu izoluar në shtëpitë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera