Sport

Kjo e pret sonte Shqipërinë kundër Izraelit

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 07 September 2018

Shqipëria ndeshet sonte me Izraelin në Ligën e Kombeve.

Ka pak më tepër se është ulur në stolin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, ku zëvendësoi patriotin e tij Giani De Biasi, por për Christian Panuccin, vetëm sot do të fillojë testi i tij i vërtetë.

Italiani u ul në stolin e Shqipërisë më 19 Korrik të 2017-ës, në një periudhë kur kuqezinjtë i kishin humbur shpresat për të synuar një kualifikim të mundshëm në botërorin “Rusi 2018”.

-Advertisement-

Deri tani tekniku ka drejtuar Shqipërinë në 8 takime, ku regjistron 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, por objektivi ndaj tij gjatë kësaj kohe, ka qenë të gjejë skuadrën e duhur, me të cilën do të synojë një vend në Euro 2020.

Kështu pas më tepër se një viti eksperimentesh, zbulimesh dhe negociatash me futbollistë, tashmë ka ardhur momenti që puna e Panuccit të duket në fushë, teksa sonte në orën 20:45 Shqipëria do të presë Izraelin, në “Elbasan Arena”, në sfidën e parë të Ligës së Kombeve.

Situata në kampin kuqezi nuk është nga më të mirat, pasi disa futbollistë si Roshi e Sadiku, janë të dëmtuar, të tjerë liderë si Mavraj e Agolli nuk kanë shumë minuta në këmbë, ndërsa Grezda e Xhaka vijnë pas dëmtimesh të gjata dhe nuk kanë rigjetur formën e tyre më të mirë.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, Panucci nuk përdori justifikime, por u shpreh i kënaqur me punën e grupit dhe besimplotë për një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”, transmeton “SuperSport”.

Ndeshja Shqipëri-Izrael do të startojë në orën 20:45.

Kujtojmë që Liga e Kombeve është një nga rrugët për të siguruar një biletë për në Euro 2020, ndërsa ky kompeticion, me rreth 1000 ndeshje deri në fund të muajit Nëntor, do të vijë ekskluzivisht në Supersport, për të gjithë sportdashësit shqiptarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera