Lajme

Kjo do të jetë pozita e Sylejman Selimit në Qeverinë Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 01 February 2019

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK ), Sylejman Selimi ditë më parë është liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për disa muaj.

Të premten gjatë takimit të Selimit me Kryeministrin Haradinaj duket që ky i fundit ka vendosur që ta bëj pjesë të stafit të Qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar shefi i stafit të kryeministrit të Haradinajt, Avni Arifi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Selimi sot ka pasur takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Sylejman Selimi do të bëhet këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj. Ata dy edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim”, ka thënë Arifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera