Rozë

Kjo çka i ka ndodh Safetës i ka shokuar familjen e ish burrit të saj! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 09 June 2017

Këngëtarja Safete Mustafa, më e madhja e motrave Mustafa, ka bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit- Dega Suharekë, për vërtetim pronësie të palujtshmërisë.

Pasi i vdiq burri, mes këngëtares dhe kunetërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit.

Lidhur me këtë rast me lot në sy ka treguar Safetja.

-Advertisement-

“Me bashkëshortin tim kam jetu 15 vite. 15 vite kemi punu, ai e ka menaxhu punën time, kemi jetu bashkë me prind e bashkëshortit tim.

Në vitin 2002 jemi nda me kunetë, kemi kalu në shpi tonë, kemi ndërtu shtëpinë unë e bashkpshorti, kemi ndërtu shtëpinë edhe të kunetërve”, tha ajo për Prive.

“Mbas një muaji që mka vdekë bashkëshorti ka qenë dita e parë që jam largu nga shtëpia, kam ardh te Zahidja me bujtë me vajzat dhe brava e derës më është ndërru ….edhe për një oment s’kam mujt me besu që është tu ndodh diçka, nuk dojsha as me besu…disa njerëz që i kam pasë raportet shumë të mira…vllaznit e Bujarit i kam dashtë si vëllaznit e mi…e mos të flas për vjehrrën që nuk ka intervistë… mundi me i gjetë të gjitha intervistat që nuk e kam përshëndetë, edhe e kam dashtë, kemi qenë sikur nanë e bijë ”, rrëfen ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera