Sport

Kjo çfarë ka bërë Erling Haaland, nuk e ka arritur asnjë futbollist me parë

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 25 January 2020

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmundit është duke “çmendur” botë e futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Erling Haaland është emri më i përmendur ditëve të fundit në Gjermani, por jo vetëm.

Sulmuesi i ri 19 vjeçar në këtë afat kalimtar të janarit u transferua nga Ajaxi te Dortmundi.

-Advertisement-

Haaland në debutim te skuadra gjermane arriti të realizonte Hat-Trick, duke habitur të gjithë, pasi u inkuadrua në pjesën e dytë.

Por, futbollisti holandez edhe mbrëmë tregoi klasin e tij, duke realizuar 2 gola në fitoren e Dortmundit 5-1 ndaj Kolnit.

19 vjeçari edhe në këtë takim u inkuadrua nga banka rezervë.

Erling Haaland me golat e realizuara është bërë futbollisti i parë që shënon 5 gola në dy ndeshjet e para në Bundesligë.

Kujtojmë që ai luajti vetëm 57′ minuta nga të dyja këto takime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera