Rozë

Kjo bukuroshe e PDK-së, mori më së shumti vota në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 09 November 2017

Pas publikimit të rezultateve zyrtare të KQZ-së për asambleistë nëpër komuna, Florida Canolli e PDK-së del që është kandidatja më e votuar femër e kësaj partie në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ajo përmes rrjetit social Facebook ku ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur dhe votuar.

Ajo ka premtuar që do të përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme qytetarët e Prishtinës.

-Advertisement-

Ndryshe, Canolli ka marrë gjithsej 464 vota./

Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetar të Komunës së Prishtinës, sapo mora rezultatet e zgjedhjeve dhe kuptova se kam fituar besimin e një numri të madh të qytetarëve.
Ju falënderoj shumë që me votat e juaja dhe përkrahjen tuaj arrita të jem kandidatja më e votuara në listën për Asamble Komunale nga Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë.�Për katër vitet e ardhshme do të përpiqem të ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do ta mbrojë interesin e qytetarëve të Prishtinës.
Ju siguroj se do të jem zëri juaj për arsye se besimi juaj për mua nuk është vetëm një nderë por edhe një përgjegjësi e madhe si përfaqesuese e juaja në Kuvendin Komunal në Prishtinë.
Me shumë respekt për ju Florida Canolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera