Lajme

Kjo bankë po planifikon të largohet nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 17 March 2022

Raiffeisen Bank International (RBI), huadhënësi austriak që gjeneron një të tretën e fitimeve të saj nga Rusia, po mendon të largohet nga vendi ish-sovjetik.

Vendimi erdhi vetëm pak javë shefi ekzekutiv i saj u angazhua për të qëndruar në Rusi.

Banka, e cila ka 4.2 milionë klientë dhe 9 mijë e 400 persona staf në Rusi, njoftoi të enjten në mëngjes se po shqyrtonte të gjitha opsionet për filialin e tij pas pushtimit të Ukrainës.

-Advertisement-

“Kjo situatë e paprecedentë e bën RBI-në të marrë në konsideratë pozicionin e saj në Rusi. Prandaj, ne po vlerësojmë të gjitha opsionet strategjike për të ardhmen e Raiffeisenbank Rusia, deri në largimin e saj nga Rusia”, tha Johann Strobl, shefi ekzekutiv i Raiffeisen.

Vetëm dy javë më parë, Strobl u tha investitorëve se “ne nuk po largohemi”.

Banka ka 22.9 miliardë euro aktive në Rusi, me 354 milionë euro ekspozim ndaj institucioneve financiare të sanksionuara dhe 119 milionë euro ndaj kompanive të tjera të sanksionuara.

UniCredit, një tjetër huadhënës evropian me një ekspozim të madh ndaj Rusisë, njoftoi këtë javë se po konsideronte gjithashtu largimin, bashë me disa banka të mëdha investimesh, përfshirë JPMorgan, Goldman Sachs dhe Deutsche Bank. /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera