Kitaristi i njohur gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, dyshohet se u vra nga i biri
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 11 August 2022
Kitaristi kanadez, Gord Lewis, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Hamilton të Ontarios, pasi dyshohet se është vrarë nga djali i tij.
Djali 41-vjeçar i rokerit, Jonathan Lewis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Departamenti i Policisë së Hamiltonit po vazhdon të hetojë rastin.
Trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompozuar nga policët në fundjavë, sipas mediave të huaja. Zëdhënësja e policisë së atjeshme ka thënë në një konferencë për shtyp se autoritetet nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.
Lewis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfrimuar edhe grupi përmes një postimi të ndjerë në Instagram. Krahas fotos së Gord, shkruhej:
Jemi zemërthyer dhe ende përpiqemi të pranojmë humbjen e mikut, shokut të grupit dhe vëllait tonë Gord Lewis. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e njihnin dhe e donin. Gord ishte një forcë dhe një frymëzim për shumë njerëz. Të morën prej nesh shumë shpejt.
Kitaristi e themeloi grupin “Teenage Head” në vitin 1975 së bashku me vokalistin dhe bateristin, Frankie Venom dhe këngëtarin Dave Desroches. Grupi performoi në gjithë Kanadanë para se të fitonte famë globale. “Let’s Shake” dhe “Some Kinda Fun”, janë hitet më të mëdha të tyre. Vdekja e rokerit nuk është e para nga ky grup, pasi në vitin 2008 ndërroi jetë edhe bateristi Venom, pasi humbi luftën me kancerin në fyt.
Të tjera
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...