Kulturë

Kitaristët kosovarë, Diar Aliu dhe Ledion Halitaj shkëlqejnë në Pleven të Bullgarisë

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 22 December 2021

Dy kitaristët nga Kosova, Diar Aliu dhe Ledion Halitaj, kanë shkëlqyer në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë që është mbajtur në Pleven të Bullgarisë.

Në një konkurrencë të fortë, Aliu është shpallur fitues i kategorisë Third A age Group (deri në 17 vjeç), ndërsa Halitaj ka fituar Çmimin e Dytë në kategorinë First B age Group (deri në 11 vjeç), shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë festival kanë marrë pjesë 90 kitaristë nga 24 shtete të botës.

-Advertisement-

Vlerësimi është bërë nga një juri profesionale, anëtarët e së cilës kanë qenë nga vende të ndryshme.

Sivjet, ky festival do të ndajë edhe çmimin e publikut. Fituesi do të dihet me 27 dhjetor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera