Lajme

Kismet +2”, nga AKR’ja tregojnë se a po hyjnë në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 14 October 2020

AKR’ja ia ka votuar ligjin për rimëkëmbje Qeverisë Hoti, por nuk dihet nëse do të hyjë në Qeveri, ndonëse Behgjet Pacolli ka dhënë shenja se diçka e tillë mund të ndodhë.

AKR’ja e Behgjet Pacollit, nuk e ka të qartë ende nëse do të futet në Qeverinë Hoti apo jo. Të paktën kjo deri më tani nuk është biseduar në organet e partisë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, ka deklaruar për Express se çështja e futjes në Qeveri, nuk është biseduar në organet e partisë.

-Advertisement-

“Nuk është biseduar fare deri me tash ne organet e partisë tema për të cilën pyesni. Ne fakt sipas statutit, është detyrë dhe obligim i kryetarit të partisë analizimi dhe propozim vendimi sa u përket çështjeve të tilla. Por deri më tash nuk ka asgjë”, ka deklaruar Zyberaj.

I pyetur se a kanë pasur ftesë nga koalicioni qeverisës për t’u bërë pjesë e Qeverisë, Zyberaj tha se për këtë nuk ka informacion.

Zyberaj ka treguar se deputetët e AKR’së e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Po Ligjin për rimëkëmbje e kemi votuar natyrisht, sepse është çështje e natyrës urgjente e cila ndikon direkt në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga pandemia”, deklaroi Zyberaj.

Ndërkohë, dyshimet se AKR’ja mund të bëhet së shpejti pjesë e Qeverisë Hoti, i ngjalli vetë kreu i partisë, Behgjet Pacolli.

Ai të hënën ka postuar një fotografi ku bashkë me deputeten tjetër të AKR’së, Mirlinda Sopin, shiheshin të shoqëruar nga zyrtarët e Nismës.

Fotoja ishte realizuar pas kalimit në lexim të parë të Ligjit për Rimëkembjen Ekonomike.

“Një kafe me grupin pas votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kismet +2!”, ka shkruar Pacolli në fotografinë e postuar.

ARK-ja ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, pra Pacollin dhe Mirlinda Sopin.

AKR-ja ka qenë pjesë e Qeverisë me PAN-in dhe kishte disa ministri, ndonëse ne fund kishte mbetur vetëm me një deputet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera