Kishte vdekur një person nga përleshja me armë mes tyre, merret vendimi për shtatë anëtarët e dy familjeve
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 16 September 2021
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues me burgim dhe me gjobë ndaj të akuzuarve Besnik, Sylejman, Salih e Granit Jakupi dhe Luan, Hazbi e Mërgim Hoxha.
Sipas prokurorisë, Besnik e Sylejman Jakupi po akuzohen për vrasje të rëndë në tentativë, Salih e Granit Jakupi për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë, Luan Hoxha për veprën penale të vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, Hazbi e Mergim Hoxha për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje.
Ndërsa, Besnik Jakupi dhe Luan Hoxha akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Aktgjykimi është shpallur të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medije Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatëses Bytyqi, me nga tre vite burgim janë dënuar Besnik dhe Sylejman Jakupi, në të cilin do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 3 korrik 2020 deri më 16 shtator 2021.
Ndërsa i akuzuari Besnik është dënuar edhe me gjobë në shumën prej 300 euro.
I akuzuari tjetër, Salih Jakupi është dënuar me dy vite e tre muaj burg, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim .
Ndërsa, i akuzuari Granit Jakupi, është dënuar me dy vite burgim në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 27 korrik 2020 deri më 24 shtator 2021.
Sa i përket të akuzuarit Luan Hoxha, gjykata e ka dënuar me dy vite burgim, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 3 korrik 2020 deri më 16 shtator 2021, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro.
Kurse, Hazbi Hoxha u dënua me 9 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 16 korrik 2020 deri më 16 prill 2021.
I akuzuari Mërgim Hoxha, u dënua me 9 muaj burgim, nga 24 korrik 2020 deri më 24 shtator 2021.
Po ashtu, të akuzuarit janë obliguar që të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 150 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.
Gjykatësja Bytyqi ka njoftuar se lidhur me kërkesën pasurore juridike gjykata nuk ka vendosur pasi pala e dëmtuar ka hequr dorë nga realizimi i kësaj kërkese.
Lidhur me këtë vendim, palët e pakënaqura kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 15 ditësh pas marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.
Gjithashtu gjykatësja Bytyqi ka njoftuar se të akuzuarve Besnik, Sylejman e Salih Jakupi dhe Luan Hoxhës, me aktvendim të veçantë do t’iu ndërprehet paraburgimi dhe do të urdhërohet lirimi i tyre i menjëhershëm.
Ndryshe, në këtë rast i akuzuar ka qenë edhe Nj.J, për të cilin është pushuar procedura, meqenëse i njëjti ka ndërruar jetë gjatë zhvillimit të procedurës.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 mars 2020, Nj.J, Besnik dhe Sylejman Jakupi, sipas dispozitivit të parë të kësaj aktakuze, po akuzohen se më 3 korrik 2020 në fshatin Hallaq i Madh të Komunës së Lipjanit, për shkak të një konflikti që kishte ndodhur para tre muajve në mes të pandehurit Granit Jakupi dhe të pandehurit Luan Hoxha, në bashkëkryerje më qëllim të hakmarrjes, pas një planifikimi paraprak dhe planit të përgatitur, anëtarët e familjes Jakupi të pandehurit Nj.J, Granit, Salih, Sylejman, Irfan, Besniku dhe tani i ndjeri J.J, duke e ditur kohën kur shkojnë në punë dhe rrugën nga shkojnë, të pandehurit Luan, Mergim dhe Hazbi Hoxha, të pandehurit e familjes Jakupi kanë arritur në fshat, i kanë vërejtur veturat e familjes Hoxha dhe i kanë bllokuar në të dy anët.
Sipas aktit akuzues, në ato momente i pandehuri Besnik ka shtënë me armë në drejtim të kombit nga përpara, ndërsa i pandehuri Nj.J fillon të shtie me armë në drejtim të kombit nga prapa, e që me dashje që ta privojë nga jeta Hazbi Hoxhën, e godet me armë zjarri, me ç’rast i shkakton plagë hyrëse shkuese në regjionin mbiveshkor.
Tutje në aktakuzë thuhet se edhe i pandehuri Luan ka dalë nga vetura, në drejtim të cilit me dashje që ta privojë nga jeta i pandehuri Nj.J ka shtënë me armë deri sa iu kanë harxhuar fishekët, e gjatë kësaj kohe Mërgimi ka dalë nga vetura, në drejtim të të cilit me dashje që ta privojë nga jeta ka shtënë me armë i pandehuri Besnik dhe e ka goditë me dy predha në shpinë.
Pas kësaj, sipas aktit akuzues të pandehurit Sylejman dhe Besnik Jakupi me dashje qe ta privojnë nga jeta Mërgim dhe Hazbi Hoxhën edhe pse ishin të plagosur dhe të shtrirë për tokë i godasin me mjete të forta nëpër pjesë të ndryshme të trupit, deri sa shkon dhe i largon dëshmitari Valmir Grajqevci.
Me këtë, të pandehurit Nj.J, Besnik dhe Sylejman Jakupi po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi l, pika 1.8 dhe 1.11 lidhur me nenin 28, 31 dhe 35 të Kodit Penal.
Tutje sipas dispozitivit të dytë dhe të tretë të aktakuzës, të pandehurit Salih Jakupi dhe Granit Jakupi, pas marrëveshjes paraprake për kryerjen e veprës penale, me dashje i kanë ndihmuar të pandehurit Nj.J, Besnik, Sylejman, dhe Irfan Jakupi, duke i dërguar në vendin e ngjarjes me veturat e tyre, duke ia pamundësuar lëvizjen veturave të familjes Hoxha, e që me këtë sipas nenit 33 kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, par.1, pika 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 28, 31 dhe 35 të Kodit Penal.
Po ashtu, të pandehurit Nj.J dhe Besnik Jakupi, në dispozitivin e katërt dhe të pestë, po akuzohen për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Në dispozitivin e gjashtë, sipas aktakuzës pandehuri Luan Hoxha, duke e ditur se me të pandehurit kohë më parë kanë pasur një konflikt, si dhe të pandehurit Nj.J dhe Besnik Jakupi kishin filluar të shtinë me armë në drejtim të veturës së tij, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar, në mënyrë kritike në moment aty për aty, me armë ka shtënë nga automjeti i familjes Jakupi, ku njëri nga plumbat e ka goditur tani të ndjerin J.J. në pjesën e kokës, si dhe ka shtënë me armë në drejtim te pandehurit Nj.J dhe Granit Jakupi, te cilëve ju ka shkaktuar lëndime të rënda trupore,
Me këtë, i pandehuri Luan Hoxha po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” nga neni 174 të Kodit Penal.
Po ashtu, i pandehuri Luan Hoxha po akuzohet edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Ndërkaq, të pandehurit Hazbi dhe Mergim Hoxha si dhe Irfan Jakupi, sipas aktakuzës kanë marrë pjesë në rrahjen ku është përdorë arma, e që me këtë secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, paragrafi l të Kodit Penal.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...