Lajme

“…kishte shtë*ë disa herë në drejtim të tij” Gjykata jep detaje për rastin e vitit 2022 në Podujevë ku babai v*au djalin për tokë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 08 March 2024

Gjykata Themelore e Prishtinës sot e ka dënuar me 25 vite burg N.S për vrasjen e djalit të tij E.S për mosmarrëveshje pronësore.

Siç tregohet në njoftimin e Gjykatës Themelore e Prishtinës, N.S në pasditen e 13 qershorit 2022, në fshatin Bajçinë të Podujevës, me dashje e ka vrarë djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur derisa E.S kishte qenë duke e kositur barin tek një livadh i fqinjit të tyre. N.S pasi e kishte vërejtur, kishte shkuar për ta marrë pushkën automatike dhe më pas është kthyer tek vendi ku gjendje djali i tij dhe nga një distancë e afërt ka shtënë disa herë.

-Advertisement-

Si pasojë e plagëve të marra në disa pjesë të trupit, Gjykata tregon që E.S ka vdekur në vend.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.S, për shkak të veprave penale Vrasja e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I akuzuari N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në
kohëzgjatje prej njëzet e pesë ( 25 ) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e
kaluar në masën e paraburgimit nga data 13.06.2022. i cili dënim do ta ekzekutohet në
afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Obligohet i akuzuari që të paguaj shpenzimet procedurale, në emër të paushallit gjyqësor
në shumë prej dyqind euro (200 €) si dhe në emër të taksës për kompensimit të viktimave
të krimit shumën prej pesëdhjetë euro (50.00 €) në afat prej 15 ditësh nga dita e
plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm.

Me datën 13.06.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Bajçinë, komuna Podujevë, për shkak të
mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen pronësore, i akuzuari N.S me dashje e kishte privuar
nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin E.S, në atë mënyrë që deri sa i ndjeri kishte qenë duke
punuar – kositur barin me traktor në livadhin e fqinjit të tyre, i akuzuari posa e kishte
vërejtur, kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe e kishte marr armën – pushkë automatike dhe të
njëjtën e kishte futur në veturë dhe posa kishte arritur afër vendit të ngjarjes ishte afruar
në një distancë të afërt ndaj të ndjerit E.S dhe kishte shtënë disa herë në drejtim të tij duke
e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë e plagëve të rënda në atë vend, tani i
ndjeri kishte vdekur.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës
Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera