Rozë

Kishte ngjashmëri të frikshme me Kim Kardashian, modelja 34-vjeçare vdes pas operacionit plastik

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 26 April 2023

Një modele e “OnlyFans”, e cila kishte një ngjashmëri të madhe me Kim Kardashian, ka humbur jetën nga një atak zemre, pas një operacioni plastik.

Christina Ashten Gourkani, 34 vjeç, e cila njihej si Ashten në internet, vdiq në spital të enjten disa orë pas operacionit.

Familja e saj ndau lajmin e trishtuar në internet dhe hapi një faqe GoFundMe, në një përpjekje për të ndihmuar në shpenzimet e funeralit të saj javën e ardhshme.

-Advertisement-

Në një deklaratë, familja shprehu tronditjen dhe pikëllimin e saj për humbjen e Christina.

“Me dhimbje të thellë dhe një zemër të thyer, njoftojmë vdekjen tronditëse dhe të papritur të vajzës dhe motrës sonë të dashur, Christina Ashten Gourkani.”

Në orën 4:30 të mëngjesit një person nga familja kuptoi se diçka nuk po shkonte me Christina-n dhe njoftoi menjëherë mjekët. Ajo kishte pësuar një arrest kardiak dhe mjekët e kishin të pamundur për ta shpëtuar.

Modelja e OnlyFans Mary Magdalene bëri një shkrim emocionale në Instagram për vdekjen e Christina Ashten.

“Unë nuk e njoh atë, por gjithmonë e shihja rastësisht në Instagram dhe mendoja se ishte vërtet e bukur, por është shumë e trishtueshme që vdiq nga operacioni plastik. Është kaq e frikshme sepse edhe nga një operacion plastik mund të vdesësh”.

Maria, e cila për pak sa nuk vdiq pas operacionit, vazhdoi të paralajmëronte të tjerët për rreziqet e futjes nën thikë.

Ajo iu lut kujtdo që mendonte të bënte një operacion për të gjetur një mjek të mirë, për të zvogëluar mundësinë e gabimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera