Lajme

Kishte fletarrest nga Serbia, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së Blerim Ramdani, reagon MPJ

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 17 July 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. MPJD thotë se bëhet fjalë për Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera