Rozë

Kishit dyshime?! Sot martohen Geti dhe Marina…ja përgatitjet

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 10 September 2017

Në qoftë se menduat se dasma e Xhensilës dhe Besit do të ishte e fundit ndër radhët e artistëve të mirënjohur të shoëbizit shqiptar, përgatituni pasi data e sotme shënon edhe fundin e beqarisë për dy prej personazheve më të dashur për publikun, Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin.

Për dasmën e tyre u fol shumë gjatë në media, ndonëse ditët e fundit në të gjitha portalet dhe mediat e ndryshme rozë mbizotëroi heshtja aq sa shumë syresh mund të kenë menduar nëse do të zhvillohet ose jo dasma e shumëpritur e 10 shtatorit shkruan Living

Ndryshimet e fundit të vendit ku do të mbahej ceremonia nga Prishtina në Tiranë e më pas në Durrës ngjallën dyshime tek çdokush, por ceremonia do të zhvillohet dhe tashmë kanë nisur edhe përgatitjet e para. Tashmë ka nisur ndërtimi i tendës 2000m2 buzë bregut të detit ku do të mbahet dasma e përfolur.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera