Lajme

Kishin humbur në Valbonë, policia shpëton dy turiste gjermane

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 16 November 2021

Një aventurë në Valbonën e bukur, por që mund të shndërrohej në tragjedi për dy gra gjermane, nënë dhe bijë.

Dy gjermanet, të moshës 70 dhe 43 vjeçare, kishin kaluar ditën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, por me ardhjen e mbrëmjes kishin humbur rrugën.

Menjëherë kishin nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh dy turistet gjermane u gjetën me shëndet të plotë në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”./ A2 CNN

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera