Lajme

“Kisha inat personal”, flet para hetuesve agresori që grushtoi Berishën

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 07 December 2022

“Kisha inat personal”, kjo ka qenë një nga deklaratat e 31-vjeçarit, Gert Shehu i cili grushtoi kreun e PD, Sali Berisha ditën e djeshme në protestën e opozitës në Tiranë.

Deklaratat e tij para oficerëve të policisë kanë qenë paksa kontradiktore, pasi ndonëse në njërën ka thënë se kishte inat personal, në të tjerat mësohet se nuk ka dhënë arsye.

Nga ana tjetër nëna e 31 vjeçarit, ka pohuar se i biri saj ka shfaqur herë pas here probleme të shëndetit mendor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera