Fokus

Kisha e Myslimanëve: Kambanat e kishës që gjatë luftës lajmëruan myslimanët për iftar (VIDEO)

Autori: Sylejman Sylejmani 18:45 | 06 May 2019

Kisha në fshatin Baran të Klinës gjatë luftës ishte bërë strehë e sigurt për shumë njerëz.

Aty gjetën qetësinë të krishterë e myslimanë së bashku, shkruan Gazeta inFokus.

E kisha përveç strehimit, kreu edhe një punë tjetër.

-Advertisement-

Pasi shumica e xhamive ishin djegur e bombarduar nga forcat serbe, në muajin e Ramazanit, myslimanët bënin iftar me këmbanat e saj.

Don Kelmend Spaqi i cili shërbente asokohe në këtë kishë, bashkë me besimtarë të tjerë vendosën që kambanat të bëhen lajmëtare të iftarit.

Gazeta inFokus ka sjellur një rrëfim të jashtëzakonshëm për kishën, që luftës u shërbeu shumë edhe myslimanëve. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera