Lajme

Kisha e detyron 11-vjeçaren të martohet me përdhunuesin e vet në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 30 May 2017

Një grua nga Florida ka pohuar se ishte detyruar të martohej me përdhunuesin e vet në moshën 11-vjeçare.

Sherry Johnson ka thënë se si fëmijë ishte përdhunuar katër herë nga anëtarët e kongregacionit të kishës së familjes së saj. Si pasojë, ajo kishte mbetur shtatzënë në moshën 10-vjeçare, transmeton Express.

Kur hetuesit kishin filluar ta hetonin rastin e saj, ajo pohon se familja e saj tentoi ta mbronte përdhunuesin e saj duke e detyruar atë të martohej me të.

-Advertisement-

“Nëna më pyeti nëse doja të martohesha, dhe unë i thashë ‘nuk e di, çka është martesa dhe si duhet të veprojë si bashkëshorte?” ka thënë Sherry për New York Times.

Më pas e ëma i kishte thënë: “Epo, ja që do të martohesh.”

Florida është njëra nga 27 shtetet e SHBA-së që u jep leje fëmijëve të çfarëdo moshe që të martohen me lejen e prindërve.

Sherry ka thënë se martesa e ka lënë atë pa shkuar në shkollë rregullisht. Në vend se të shkonte në shkollë, ajo është kujdesur për fëmijët e vet. Ajo i ka lindur plot nëntë fëmijë dhe është përleshur me burrin rreth financave.

“Ka qenë një jetë e tmerrshme,” ka thënë ajo.

Përfundimisht martesa e saj ishte ndërprerë, siç ndodh me shumë martesa të të miturve.

Një studim i vitit 2011 kishte gjetur se rreth 9.4 milionë gra amerikane ishin martuar para moshës 16-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera