Kirurgjia Plastike hap dyert për gratë që kaluan kancerin dhe duan të bëjnë rikrijimin e gjirit
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 03 October 2021
Gjatë muajit tetor i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancer të gjirit, Klinika e Kirurgjisë Plastike ka hapur dyert për të gjitha gratë të cilat kanë kaluar këtë sëmundje dhe duan të bëjnë rindërtimin e gjirit të tyre. Këto shërbime do të ofrohen falas dhe me metodat më moderne nga kirurgë plastik të specializuar në këtë fushë.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi tha se përkundër që këto intervenime kirurgjike kryhen në këtë klinik për më shumë se 10 vite, në mungesë të informacionit këto shërbime nuk janë kërkuar shumë nga gratë në Kosovë.
Zatriqi thotë se këtë fushatë e kanë nisur me qëllim që t’u dalin në ndihmë të gjitha vajzave dhe nënave që janë atakuar me kancer të gjirit.
“Ftesa jonë ka qenë sensibilizimi i grave në gjithë Kosovën për mundësinë e rekonstruimit apo rindërtimit të gjirit pas karcenomës së gjirit. Është procedura kirurgjikale konstruktive për të cilat janë të thirrur t’i kryejnë kirurgët plastik. Qëllimi i krejt këtij njoftimi është sensibilizimi dhe informimi i grave për arsyes e ne mendojmë që gratë kosovare të gjitha gratë, nënat, motrat të cilat janë të atakuara nga kanceri e gjirit nuk e kanë këtë informacion dhe janë të detyruara të bredhin rrugëve të spitaleve rajonale apo private për të realizuar një procedurë të tillë..01’49Kirurgët plastik kanë mundësi që të bëjnë rindërtimin apo rikrijimin e gjirit tek të gjitha këto gra që kalojnë këtë sëmundje mjaftë të rëndë “, theksoi Zatriqi
Kirurgia plastike në një intervistë për KosovaPress, ka treguar të gjitha metodat për riformimit e gjirit pas kalimit të kësaj sëmundje të rëndë.
Ajo tha se të gjitha këto intervenime kryhen nga 12 kirurgë plastik të specializuar dhe trajnuar për riformimin e gjirit.
“Ekzistojnë disa metoda të rekonstruksionit të karcenomës së gjirit të cilat i vlerëson dhe i cakton kirurgu plastik varësisht nga konstrukti i gruas dhe dëshira e gruas se cilat metoda rekontruktive dëshirojnë. Ekzistojnë rindërtimi i gjirit në fazën e hershme menjëherë gjatë aktit operator gjatë mastektomisë bëhet vlerësimi i lëkurës së gjirit dhe procedurave kirurgjikale të kirurgut torakal…Metoda e rekontruksionit të më vonshëm e cila realizohet pasi që një grua ka kryer kimioterapinë , radioterapinë pastaj vjen tek kirurgu plastik për të bërë rindërtimin e gjirit me metoda të ndryshme siç është me inde autolog duke marr muskulin nga shpina për ta vendosur në gji, muskulin nga barku apo muskujt nga regjione të ndryshme të trupit…. 03\38 Ne jemi 12 kirurgë plastik të specializuar dhe kemi kryer trajnime enkas për rekonstruimin e gjirit dhe metodave të ndryshme përmes implanteve apo protezave apo me anë të ekspanderëve”, deklaroi ajo.
Zatriqi tregoi se në Klinikën e Kirurgjisë Plastike aktualisht kanë mungesë të protezave, por siç tha ajo gjatë këtij muaji do të shohin kërkesat për këso lloj implantesh me proteza dhe do kërkojnë furnizim qoftë nga SHSKUK apo edhe vetë Ministria e Shëndetësisë.
“Qëllimi jonë është që gjatë muajit tetor i kemi ftuar të gjitha gratë të drejtohen tek ne, i kemi tri ekipe të kirurgëve plastik që do i pranon këto gra që do i pranojnë këto gra dhe do i ekzaminojnë dhe do ua propozon metodat rekontruktive. Të gjitha ato gra që dëshirojnë që të mos bëjnë ind autolog me rekontruktive por dëshirojnë të bëjnë rindërtimin e gjirit me anë të implanteve ne do mbledhin numrin e grave që ne kemi do i drejtojmë QKUK me kërkesë nëse kemi mundësi t’i sigurojmë këto implante apo përmes MSh apo përmes donacioneve të ndryshme…Nuk kemi pas kërkesë nga pacientët sepse nuk kemi informacion gratë “, u shpreh Zatriqi.
U.d e drejtoreshës së Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi thotë se krijimi i gjirit të ri nuk rrezikon shëndetin e grave që tashmë kanë kaluar kancerin e gjirit.
Sipas saj, këto metoda nuk provokojnë ndonjë lloj tjetër të kancerit.
“Shpesh herë ato hezitojnë se ndoshta një krijim i gjirit të ri do e rrezikonte gjendjen shëndetësore por ajo nuk qëndron, nuk e rrezikon gjendjen shëndetësore të gruas nuk provokon një kancer ekstra në gjirin e saj dhe është me rëndësi që këto operacione të realizohen nga ana e kirurgut plastik”, u shpreh ajo.
Zatriqi ka thënë se në Klinikën e Kirurgjisë Plastike posedojnë edhe terapitë mbështetëse për trajtim pas intervenimeve si antibiotik dhe analgjetik.
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botë./KP
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...