Kini kujdes me produktet për drejtimin e flokëve, studimi i fundit ngre alarmin!
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 20 October 2022
Produktet për drejtimin e flokëve mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës te gratë që i përdorin ato shpesh, sipas një studimi gjithëpërfshirës të botuar në një revistë shkencore. Udhëheqësja e studimit, Alexandra White, nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor (NIEHS) në SHBA tha se:
Ne vlerësojmë se deri në moshën 70-vjeçare, 1.64% e grave që nuk kanë përdorur kurrë një produkt për drejtimin e flokëve do të zhvillojnë kancer të mitrës, ose 4,05% e grave që e përdorin atë shpesh. Megjithatë, është e rëndësishme ta vendosim këtë informacion në kontekst.
Kanceri i mitrës përbën rreth 3% të rasteve të reja të kancerit në SHBA, me rreth 66.000 raste dhe 12.500 vdekje në vitin 2022. Studimet e mëparshme kanë paralajmëruar tashmë për një lidhje midis produkteve për rregullimin e flokëve dhe një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të gjirit ose vezoreve.
Produktet kimike që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit janë parabenet, bisfenoli A, metalet ose formaldehidi. Drejtimi ‘brazilian’ i flokëve klasifikohet si kancerogjen. Produktet për drejtimin e flokëve mund të stimulojnë përthithjen e produkteve kimike përmes plagëve ose djegieve në lëkurën e kokës.
Ndërkaq, jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Zbulimet moderne dhe besimet e vjetra, pa prova, gjithnjë e më shumë shtojnë rastet e kancerit të gjirit te gratë. Por mes gjithë këtyre teorive që përballen me njëra-tjetrën, ne të gjithë besojmë nga pak mitet. Kanceri i gjirit është një nga tre llojet më të zakonshëm të kancerit që shfaqet te gratë dhe çdo vit 2 milionë gra në botë në botë diagnostikohen me këtë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020 ka pasur 684,996 vdekje nga kanceri i gjirit në nivel global.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...