Uncategorized

Kinë, shtohen projektet e energjisë së pastër

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 19 October 2021

Kina ka filluar disa projekte energjetike në shkallë të gjerë për të shtuar prodhimin e energjisë diellore dhe të erës për të përmbushur nevojat në rritje, ndërsa përpiqet për realizimin e objektivave klimatikë të arritjes së kulmit të lëshimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimit të karbonit brenda 2060-s.

Të shtunën, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme i Kinës Veriore nisi një projekt ndërtimi në shkallë të gjerë të energjisë fotovoltaike në shkretëtirën Kubuqi, shkretëtira e shtatë më e madhe e Kinës.

Projekti pritet të realizojë një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej afërsisht 2 gigavat (GW), me një sipërfaqe 6 700 hektarë dhe me kapacitet të plotë të prodhimit të energjisë të lidhur me rrjetin para fundit të 2023.

-Advertisement-

Baza e re, me panele fotovoltaike, do të integrojë sektorët e bujqësisë dhe të blegtorisë me prodhimin e energjisë së gjelbër, duke synuar rimëkëmbjen e ekosistemit vendor dhe promovimin e rigjallërimit rural.

Gati 12 miliardë juanë (rreth 1.86 miliardë dollarë) do të investohen për projektin për të shfrytëzuar dhe përtërirë më mirë shkretëtirën, për të mbrojtur sigurinë ekologjike të pellgut të Lumit të Verdhë dhe për të ndihmuar në përmbushjen e objektivit të vendit për të arritur kulmin dhe asnjanësimin e karbonit siç është planifikuar.

Projekti do të sigurojë një mesatare vjetore prej më shumë se 4.1 miliard kilovat-orësh energji elektrike në rrjet, duke ndihmuar kështu në kursimin e mbi 1.25 milionë tonëve qymyr standard ose uljen me 3.4 milionë tonë të lëshimeve të dioksidit të karbonit.

Baza ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm të rajonit për sa i përket ekosistemit, ekonomisë dhe shoqërisë së tij, tha Zhang Bin, zëvendësdrejtori i drejtorisë energjetike të rajonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera