Rajoni dhe Bota

Kinë, Shangai vlerësohet si qyteti më inteligjent në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 22 November 2020

Shangai është cilësuar si qyteti më inteligjent në botë, në kuadër të “Smart City Expo World Congress (SCEWC)”, duke u bërë kështu lokaliteti i parë kinez që merr këtë vlerësim.

Çmimet “World Smart City” prezantohen çdo vit nga “SCEWC” për të promovuar diversitetin, përfshirjen, barazinë, sigurinë dhe bashkëpunimin, shkruan “Xinhua”. Këtë vit, Shangai fitoi kategorinë “City Award”, titull që vitin e kaluar e mori Stokholmi.

“Smart City Expo World Congress” mbahet çdo vit në nëntor në Barcelonë, që nga viti 2011. Për shkak të pandemisë, këtë vit është zhvilluar njëkohësisht në Barcelonë, Shangai dhe në Nju Jork, si përmes lidhjeve në internet, po ashtu edhe pranisë fizike.

-Advertisement-

Sipas Mao Huidong, drejtor i përgjithshëm i “Smart City Expo World Congress”, çmimi është një demonstrim i plotë i efikasitetit dhe rezultateve të arritura në vitet e fundit në ndërtimin e një qyteti të zgjuar në Shangai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera