Uncategorized

Kinë, përfundon ndërtimi i tunelit nënujor të lidhjes së re ndërdetare

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 29 November 2023

Ndërtimi i tunelit nënujor të lidhjes së re ndërdetare në provincën Guangdong të Kinës Jugore ka përfunduar të martën.

Ky tunel, që shtrihet për afro 6.8 kilometra, është pjesë e autostradës me gjatësi prej 24 kilometrash që lidh Shenzhen-in dhe Zhongshan-in, në të dyja anët e grykëderdhjes së Lumit të Perlave.

Lidhja Shenzhen-Zhongshan është një projekt thelbësor i transportit në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. Ai përbëhet nga një tunel nënujor, dy ura dhe dy ishuj artificialë, duke përbërë një ndër projektet më sfiduese të grupimeve ndërdetare në botë.

-Advertisement-

Lidhja ndërdetare është planifikuar që të hapet për trafikun në vitin 2024. Kur ajo të hyjë në funksionim, koha e udhëtimit mes Shenzhen-it dhe Zhongshan-it do të pakësohet nga dy orë që është tani në afro 20 minuta.

Lidhja Shenzhen-Zhongshan, së bashku me strukturat aktuale, si ura Hong Kong-Zhuhai-Makao, do të formojnë një rrjet kalimesh ndërdetare dhe ndërlumore në Zonën e Madhe të Gjirit, duke shtuar lidhjet e grupeve të qyteteve, tha Deng Xiaohua, kryetar i Kompanisë së Grupit të Komunikimit të Provincës së Guangdong-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera