Lajme

Kinë: Numri i të infektuarve shkon në 132 mijë persona

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 29 January 2020

Në Kinë ka shkuar në 132 numri i viktimave të koronavirusit. Autoritetet kineze kanë vendosur rregulla të forta për personat që duan të lënë vendin.

Ndërkohë që lajmërohet se po testohet edhe një vaksinë e cila për 40 ditë do jetë gati.

Për Top Channel ka raportuar kolegia e Radios së Jashtme të Kinës, Xhan Jan, e cila shprehet se numri i të prekurve nga pneumonia e koronavirusit të tipit të ri i ka kaluar 6 mijë, duke lënë 132 viktima por njëkohësisht janë regjistruar mbi 110 të shëruar.

-Advertisement-

“Duhet të shohim në vijim rritjen e numrit të prekurve, sepse mijëra të dyshuar që kanë qenë të izoluar dhe po presin analizën diagnostifikuese në qoftë se marrin rezultatet e analizave për verifikim patjetër që shifrat do të rriten”, thotë ajo.

Një lajm i mirë është se 60% e të prekurve janë raportuar në provincën Hubaj ku dhe situata është nën kontroll. Xhan Jan shton se studiuesit kinez do të vijnë me një vaksinë e cila do të jetë gati për testim brenda 40 ditëve.

“Një lajm i mirë është se deri më tani 60% të prekurve janë të raportuar në provincën Hubaj dhe 95% e viktimave gjithashtu përqendrohen atje, d.m.th përveç kësaj province raste të tjera, në krahina të tjera janë në mënyrë të shpërndarë. Nëse situata në provincën Hubaj është në kontroll për pjesën tjetër duhet të relaksohemi pak se aty mund të deklarojmë gjysmë fitore”, shton më tej.

“Shtetas të huaj, ata që dëshirojnë të largohen nga Kina, pasi kalojnë në procedurat e duhura mund të largohen. Mund të themi se Kina ka nisur një plan për prodhimin e vaksinës, projekti do të udhëhiqet nga një spital në Shangai dhe një grup ekspertësh. Pritet që vaksina të jetë gati për testim brenda 40 ditësh. Studiuesit kinez kanë bërë prova, janë përzgjedhur 30 barna ekzistuese dhe disa barna tradicionale kineze të cilat besohen se kanë efekte terepautike kundra koronavirusit”, shton më tej Xhan Jan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera