Lajme

Kina vazhdon të inkurajojë kompanitë të investojnë në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 16 June 2017

Përfaqësuesi i lartë i ministrisë kineze për Punë të Jashtme, Lu Shan, në deklaratën e tij në takimin me gazetarë të Evropës Qendrore dhe Lindore në suaza të proçesit ’16+1’tha se qeveria kineze nuk ndryshon politikën e saj ndaj Maqedonisë pavarësisht se cila parti është në qeverisje duke theksuar se dy vendet kanë miqësi tradicionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Maqedonia është një ndër vendet e para në rajon që u kyç në iniciativën e qeverisë kineze duke marrë mjete për rregullimin e rrugëve Millodinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, ku vlera e përgjithshme e buxhetit të projektit të paraparë për 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore arrin shumën 10 miliardë dollarë./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera