Uncategorized

Kina ul marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në nivelin e të ngarkuarit me punë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 24 November 2021

Pa marrë parasysh kundërshtimin e ashpër të palës kineze, qeveria e Lituanisë i lejoi autoritetet tajvaneze të krijojnë “zyrën përfaqësuese të Tajvanit në Lituani”.Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës bëri një deklaratë , ku shpalli vendimin për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Lituaninë në rang të ngarkuarish me punë.

Në deklaratë thuhet se në botë ka vetëm një Kinë dhe Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme e Kinës. Parimi i”Një Kine” është konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përbërë bazën politike të marrëdhënieve midis Kinës e Lituanisë. Pa marrë parasysh qëndrimin serioz të palës kineze, qeveria e Lituanisë i lejoi autoritetet tajvaneze të krijojnë zyrën përfaqësuese në Lituani, duke krijuar një precedent të keq në arenën ndërkombëtare. Për shkak të prishjes së bazës politike të marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh nga Lituania, qeveria kineze detyrohet t’i ulë marrëdhëniet diplomatike dypalëshe në nivel të ngarkuarish me punë. Qeveria e Lituanisë duhet të mbajë përgjegjësinë për të gjitha pasojat e sjella nga ky veprim. Lituania nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e fortë të palës kineze për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të tërësisë territoriale të vendit.

Tajvani nuk është një shtet dhe forcat e pavarësisë së Tajvanit nuk mund ta ndryshojnë faktin historik që pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine. 

-Advertisement-

Duke komentuar për thëniet e palës lituaneze që “zyra përfaqësuese e Tajvanit” nuk ka status diplomatik, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje të hënën se këto thënie janë krejtësisht gënjeshtra dhe se qeveria e Lituanisë duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë për pasojat e sjella nga ky veprim.

“Autoritetet tajvaneze kanë thënë se krijimi i ‘zyrës përfaqësuese’ në Lituani është një arritje e rëndësishme diplomatike. Kjo është një dëshmi e fortë e veprimeve përçarëse të ‘pavarësisë së Tajvanit’. Lituania duhet të ndreqë menjëherë gabimin e bërë dhe nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e fortë të popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të vendit. Njëkohësisht, dua t’i them palës tajvaneze se, pavarësisht si shtrembërohen faktet, nuk do të ndryshojë fakti që pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine. Pavarësia e Tajvanit nuk ka rrugëdalje,” tha Zhao Lijian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera