Kina thotë se 80 për qind e popullsisë është infektuar me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 21 January 2023
Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze.
Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Qindra milionë kinezë po udhëtojnë në mbarë vendin gjatë festës së Vitit të Ri Hënor, duke rritur frikën për një shpërthim i ri në zonat rurale, që janë më pak të pajisura për t’u përballur me shpërthime të mëdha.
Kina ka kaluar pikun me pacientë me COVID që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit më herët gjatë kësaj jave.
Deri më 12 janar, pothuajse 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID.
Por, disa ekspertë kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi aty nuk përfshihen personat që kanë vdekur në shtëpi apo edhe vdekje në spitale, sepse shumë mjekë nuk kanë përcaktuar sëmundjen COVID-19 si shkaktarin e vdekjes./REL

Të tjera
-
Program validimi për robotët intiligjentë
Chengdu, një qendër e madhe teknologjike në Kinë, nisi validimin e saj të par...
-
Qingdao pret ekspozitën e tregtisë elektronike të Lumit të Verdhë 2025
Ekspozita Ndërkufitare e Tregtisë Elektronike e Pellgut të Lumit të V...
-
Prokuroria: Një pjesëtar i komunitetit rom është sulmuar në Prizren, po analizohen video-incizimet
Prokuroria është deklaruar për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur para disa ...
-
Ishte pro një qeverie të opozitës, Duda Balje kundër bojkotit të institucioneve: Duhet zgjidhje, jo bllokim
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje...
-
E god*iti disa herë me grushte në fytyrë, Prokuroria kërkon paraburgim për policin që keqtrajtoi një qytetar në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj një zyrt...
-
Ndërron jetë 23 vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret
Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazl...
-
Albulena Haxhiu komenton deklaratën e Trump: SHBA partner strategjik, roli i tyre është i domosdoshëm
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur pas dështimit të ...
-
Çitaku: VV po përpiqet që të rrënojë çdo institucion, prej mediave, te bizneset, te gjykatat
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër n...
-
15 vjet burgim ndaj të akuzuarit Zhivojin Nesiq për dhu*në se*ksuale gjatë luftës në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zhivojin Nes...
-
Haziri për deklaratën e Trump: Agjenda e SHBA’së është duke pritur qe disa vite, s’guxojmë të vonohemi më shumë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësi...
-
Reagon ashpër Muharremi pas dështimit 33: “Kuvendi i turpit – më shumë bllokadë, më pak shtet”
Analisti Shenoll Muharremi ka shpërthyer me një reagim të fuqishëm ndaj krizë...
-
Krasniqi: SHBA kanë kërkuar qasje më proaktive, pozicioni i Kosovës dëmtohet nëse institucionet s’janë të konsoliduara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur s...