Uncategorized

Kina shpreh gatishmëri për të nxitur bashkëpunimin, njohjen dhe krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 31 December 2024

Në prag të ndërrimit të viteve, presidenti kinez Xi Jinping, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe internetit, ka dërguar një mesazh urimi për Vitin e Ri 2025, duke shprehur gatishmërinë për të nxitur bashkëpunimin, njohjen, krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe ndërtimin e një bote më të bukur.

Në fjalim, ai tha se, para ndryshimeve të situatës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, ekonomia kineze vijoi tërigjallërohej e të shkonte drejt përmirësimit, me një PBB që pritet t’i kalojë 130 trilionëjuanët(mbi 17.8 trilionë dollarë amerikanë)

Kreu i shtetit i Kinës përmendi gjithashtu përparimet e vendit në fushat e risive tekniko-shkencore, si makinat me energji të reja, qarqet e integruara, inteligjenca artificiale dhe komunikimi kuantik, duke veçuar marrjen nga sonda hënore “Chang’e-6” për herë të parë të mostrave nga ana e pasme e Hënës, zbulimin e mistereve të oqeanit nga batiskafi “Meng Xiang” dhe arritje të tjera. Edhe paraqitja e shkëlqyer e sportistëve kinezë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit u përmend në mesazhin e urimit të presidentit Xi. Sipas tij, kjo dëshmon shpirtin dhe vetëbesimin e brezit të ri kinez.

-Advertisement-

Për vitin 2025, Kina do të fokusohet në zhvillimin me cilësi të lartë, do të nxitë vetëmbështetjen tekniko-shkencore të nivelit të lartë dhe do të ruajë vrullin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera