Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 11 January 2023
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvanin dhe ka paralajmëruar se politikanët e huaj, që ndërveprojnë me ishullin vetëqeverisës, po “luajnë me zjarr”.
Zëdhënësi i Zyrës së Kinës për Çështje të Tajvanit tha se shteti ka përsëritur përkushtimin se “do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe se “do të prishë planet për pavarësinë e Tajvanit”.
Ky ishull vetëqeverisës është ndarë nga Kina më 1949.
“Mbështetja dashakeqe për pavarësinë e Tajvanit midis elementeve anti-Kinë në disa shtete të huaja, është një provokim i qëllimshëm”, tha Ma Xiaoguang gjatë një konference për media.
Kina e sheh Tajvanin si pjesë të saj dhe thotë se duhet të jetë nën kontrollin e Pekinit. Për të arritur këtë qëllim, Kina nuk ka përjashtuar as përdorimin e forcës.
Muajt e fundit, në Tajvan kanë qëndruar politikanë të huaj, përfshirë edhe tashmë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, por edhe disa politikanë nga Bashkimi Evropian. Këto vizita janë shoqëruar me shfaqjen e forcës nga të dyja palët.
Këtë javë, ushtria e Tajvanit tha se po mban stërvitje që synojnë të sigurojnë publikun për aftësinë e shtetit për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Kinës.
“Gjëja më e rëndësishme është që të mbajmë sigurinë në hapësirën ajrore dhe sigurinë kombëtare”, tha lejtnantëkoloneli i forcave ajrore të Tajvanit, Wu Bong-yeng.
Kina është përgjigjur ndaj vizitave të diplomatëve të huaj duke mbajtur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, që disa i kanë parë si përgatitje për pushtim. Pekini pothuajse në baza ditore dërgon avionë dhe luftanije drejt Tajvanit dhe shpesh ka kaluar edhe vijën prej 160 kilometrash në Ngushticën e Tajvanit që i ndan dy palët./Rel

Të tjera
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Festa e Fitër Bajramit në mbarë botën përmes fotografive
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në mbarë botën festojnë sot Fi...
-
Rama në Athinë, premton pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, dekla...
-
Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen...
-
Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli
Mëngjesin e sotëm nga mediat u raportua se një person është gjetur pa shenja ...
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
Klubi Touring i Zvicrës (TCS) ka zbuluar një “nivel të ndryshueshëm të cilësi...
-
Trump thotë se është ‘shumë nervoz’ me Putinin për Ukrainën
Donald Trump ka thënë se është “shumë nervoz” me Vladimir Putinin për vënien ...
-
Paga kalimtare, kërkohet të reduktohen privilegjet për deputetët
Në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ligjvënësve k...
-
Prishtina, e 61-ta në botë për ndotje të ajrit
Kryeqyteti jonë sot po renditet e 61-ta në botë sa i përket ndotjes së ajrit....
-
Asociacioni i Komunave: Tatimi në pronë, energjia dhe inflacioni po rëndojnë qytetarët
Kryetarët e komunave të Kosovës po përballen me ankesa të vazhdueshme nga qyt...
-
Njohja e Kosovës nga Kenia, ish-ministri britanik: Vendim i mençur, sundimi serb nuk do të kthehet më
Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si një vendi...
-
26 vjet nga ḿasakra e familjes Muliqi, Kurti bënmhomazhe te vḁrrezat e tetë martirëve
Këtë të diel shënohet 26-vjetori i masakrës së dytë në Abri të Epërme. Me ...